Hoti thotë se do ta kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse e rekomandojnë Ministria dhe IKSHPK-ja - Gazeta Express
string(106) "hoti-thote-se-do-ta-kerkoje-shpalljen-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-nese-rekomandojne-ministria-dhe-ikshkp"

Gazeta Express

09/07/2020 12:54

Hoti thotë se do ta kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse e rekomandojnë Ministria dhe IKSHPK-ja

Gazeta Express

09/07/2020 12:54

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë sot në Kuvend se ekspertët ligjorë të zyrës së tij kanë analizuar dhe kanë dalë me përfundim se projektligji për menaxhimin e pandemisë nuk është i mjaftueshëm, nëse duhet të merren masa më ekstreme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Ne sot në Qeveri e kemi shqyrtuar projektligjin për pandeminë. Ky ligj nuk e zgjidh problemin. Sepse nuk mundet ky ligj, e vetmja zgjidhje nëse duam të shkojmë në ekstreme të kufizimit të lëvizjes në nivel vendi, kjo duhet të bëhet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se diçka e tillë do të mund të bëhet vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se nuk heziton të kërkojë shpalljen e saj, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik edhe me Komitetin që udhëheq ministri, unë nuk do të hezitoj që të vij për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka me pas asnjë hezitim në këtë drejtim”, tha Hoti.

Ndërkaq, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas fjalës së kryeministrit, ka thënë se atij nuk i takon të sjellë në Kuvend propozim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se kjo mund të bëhet vetëm nga Presidenti.