Hoti thotë se dialogu s'ka alternativë: Po punoj për ta kompozuar një ekip që do ta kryesoj unë - Gazeta Express
string(95) "hoti-thote-se-dialogu-ska-alternative-po-punoj-per-ta-kompozuar-nje-ekip-qe-do-ta-kryesoje-unel"

Hoti thotë se dialogu s’ka alternativë: Po punoj për ta kompozuar një ekip që do ta kryesoj unë

Gazeta Express

01/07/2020 11:32

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit, raporton Gazeta Express.

Hoti para ministrave tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në kompozimin e një ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën.

“Kemi në rend të ditës një vendim të rëndësishëm, më lejoni edhe njëherë që pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë, duhet të tregojmë përkushtim si shtet në këtë proces.

Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë një punë e madhe në secilën temë të mundshme, që duhet të fillojë nga njohja reciproke. Jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces që do të kryesohet nga kryeministri”, ka thënë Hoti. /GazetaExpress/