Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë - Gazeta Express
string(47) "hoti-telekomi-do-ta-kete-mbeshtetjen-e-qeverise"

Gazeta Express

10/08/2020 12:15

Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Gazeta Express

10/08/2020 12:15

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka premtuar mbështetjen e Qeverisë për Telekomin e Kosovës, raporton Express.

Hoti ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim virtual me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, dhe anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët ka biseduar për gjendjen në këtë ndërmarrje.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbje, që është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit.

“Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Express