Hoti: Të jemi të durueshëm dhe t’i zbatojmë rekomandimet e IKSHP-së nëse duam që situata të jetë nën kontroll - Gazeta Express
string(107) "hoti-te-jemi-te-durueshem-dhe-ti-zbatojme-rekomandimet-e-ikshp-se-nese-duam-qe-situata-te-jete-nen-kontroll"

Gazeta Express

30/03/2020 9:21

Hoti: Të jemi të durueshëm dhe t’i zbatojmë rekomandimet e IKSHP-së nëse duam që situata të jetë nën kontroll

Gazeta Express

30/03/2020 9:21

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë sot se nuk ka nevojë për panik, por qytetarët e vendit duhet të vazhdojnë të kenë durim dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në mënyrë që situata me epideminë COVID-19 të vazhdojë të jetë nën kontroll.

Hoti theksoi se gjurmimi i rasteve të reja nga kontaktet ka zgjeruar mundësinë për t’i evituar rastet e reja dhe i ka ndihmuar institucionet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lexo Edhe:

“Aq kohë nuk kemi shtrirje komunitare dhe janë në dijeni rastet mund të themi se situata është nën kontroll. Edhe disiplina qytetare duhet të rritet sepse po ka lëvizje të panevojshme”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, derisa dihen rastet dhe aplikohet masa e vetizolimit rreziku është më i vogël, ndërsa sipas tij rrezik paraqet kur rastet fillojnë të mos dihen dhe nuk zbatohen rekomandimet e IKSHP-së.

Hoti në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjinin tha se masat e deritanishme kanë dhënë efekt të mirë, por sipas tij, duhet të vazhdohet të kenë kujdes të madh pasi, sipas tij, asnjë shtet nuk ia qëlluar prognozës.

“…Ende jemi në skenarin e butë, deri tash jemi brenda parashikimeve… Nëse shkojmë me këtë trend mund të jemi një prej vendeve që jemi përballë me sukses, por jemi në fazat e hershme dhe duhet shumë durim e disiplinë në zbatimin e secilës masë”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht si ka shkuar deri tani, nëse veç disa ditë nuk u përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve, nuk ka kujdes maksimal dhe vetëm një hallkë shëndetësore nuk funksion atëherë çdo gjë mund të vihet në rrezik.

Ai njoftoi se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë 13 epidemiologë, por sipas tij, në rastet e tilla emergjente mund të ketë shërbime edhe nga resurset e klinikat tjera.

Duke folur për raste në Prishtinë, Hoti tha se janë 15 dhe të izoluara.

Ndryshe, zëdhënësi i MSH-së bëri thirrje qytetarëve të mos lëvizin pa nevojë dhe në kohën kur lejohet lëvizja, të dalin vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

Ai tha se qytetarët duhet të kenë durim dhe t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë nën kontroll.