Hoti takoi Likajn dhe Kastratin, diskutuan për mosvijimin e mësimit nga nxënësit në Kamenicë - Gazeta Express
string(91) "hoti-takoi-likajn-dhe-kastratin-diskutuan-per-mosvijimin-e-mesimit-nga-nxenesit-ne-kamenice"

Gazeta Express

22/09/2020 15:08

Hoti takoi Likajn dhe Kastratin, diskutuan për mosvijimin e mësimit nga nxënësit në Kamenicë

Gazeta Express

22/09/2020 15:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në këtë takim u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mosvijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Lexo Edhe:

Hoti e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nismën e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.

Hoti po ashtu ka theksuar se institucionet e vendit, qendrore dhe lokale, janë të obliguara të krijojnë kushte për përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor.

Prandaj, kryeministri Hoti ka kërkuar nga ministri Likaj dhe kryetari Kastrati që të shqyrtohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që nxënësit e shkollave, të cilat nuk janë duke mbajtur mësim, të rikthehen sa më shpejt në mjediset shkollore.

Nërkohë që institucionet e vendit zotohen se do të punojnë për një reformë të përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi edukativ arsimor bashkëkohor, sipas standardeve më të larta të vendeve të zhvilluara europerëndimore. /Express/