Kryeministri Avdullah Hoti pas marrjes zyrtare të detyrës së të parit të qeverisë së re ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Hoti së bashku me kabinetin të tij kanë vënë kurora lulesh tek varri i Presidentit Rugova, raporton Gazeta Express.
Avdullah Hoti dje u votua Kryeministër me 61 vota për në Kuvendin e Kosovës, me 24 vota kundër dhe 1 abstenim.
Hotit sot nuk iu dorëzua zyrtarisht detyra nga ish-kryeministri Kurti, pasi ky i fundit nuk pranoi që të bëjë pranim-dorëzimin me ceremoni.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...