Hoti reagon pas videos së VV’së: S’kanë rezultatet, po merren me qeveritë e kaluara - Gazeta Express
string(79) "hoti-reagon-pas-videos-se-vvse-skane-rezultatet-po-merren-me-qeverite-e-kaluara"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:56

Hoti reagon pas videos së VV’së: S’kanë rezultatet, po merren me qeveritë e kaluara

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:56

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeveritë e kaluara dhe drejtuesit e tyre.

VV ka përgatitur një video me ish drejtuesit e shtetit Hashim Thaçin, Kadri Veselin të cilët ndodhen në Hagë dhe ish -Kryeministrat Isa Mustafa e Ramush Haradinaj ku i ka quajtur shkatërrues të shtetit.

Lexo Edhe:

Kësaj videoje nuk i ka shpëtuar as Rrahman Jasharaj e Behgjet Pacolli.

“Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!” ka thënë VV në mbishkrimin që e ka vendosur mbi videon e publikuar.

Ndaj këtij postimi ka reaguar ish kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka shkruar se subjekti që drejtohet nga Kurti po merret me propagandë.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta” ka shkruar ish-Kryeministri.