Hoti pezullon vendimin për deportimin e këshilltarit të Kurtit - Gazeta Express
string(62) "hoti-pezullon-vendimin-per-deportimin-e-keshilltarit-te-kurtit"

Hoti pezullon vendimin për deportimin e këshilltarit të Kurtit

Gazeta Express

09/10/2020 16:08

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë vendim që të pezullojë vendimin e Komisionit për Ankesa për të huaj pranë MPB’së për deportimin e këshilltarit të Albin Kurtit, Tienmu Ma, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim  për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit. 1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë; 2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe 3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020”

Lexo Edhe:

Tutje kryeministri Hoti thotë se do të pres përfundim të hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me këtë çështje.

“Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit”, thuhet në vendimin e kryeminstrit./Express/