Sot, për të tretën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Edhe kësaj here, arsyeja qe mungesa e deputetëve të partisë në pushtet.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.
Ai pyeti se pse koalicioni VV- Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni.
“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!”
Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.
“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.”