Hoti: Nuk mjafton kjo çfarë ka bërë kryeministri Kurti - Gazeta Express
string(53) "hoti-nuk-mjafton-kjo-cfare-ka-bere-kryeministri-kurti"

Gazeta Express

27/02/2020 21:09

Hoti: Nuk mjafton kjo çfarë ka bërë kryeministri Kurti

Gazeta Express

27/02/2020 21:09

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth trysnisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit për heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, është shprehur ai.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

“Duhet ta ndjekim një rrugë bashkë me ta, për ta forcuar sovranitetin tonë”, ka shtuar ai.

“Ndryshe, mbesim qeveri e izoluar, që nuk ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka vlerësuar Hoti. /Express/