Hoti nga Shtëpia e Bardhë: Kemi bërë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë - Gazeta Express
string(111) "hoti-nga-shtepia-e-bardhe-kemi-bere-edhe-nje-hap-tjeter-drejt-normalizimit-te-raporteve-mes-kosoves-dhe-serbise"

Gazeta Express

04/09/2020 18:58

Hoti nga Shtëpia e Bardhë: Kemi bërë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta Express

04/09/2020 18:58

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, në prani të presidentit Donald Trump, kryeministri i Kosovës ka thënë se marrëveshja e sotme në Shtëpinë e Bardhë, është një moment i rëndësishëm për Kosovës dhe rajonin.

Hoti tha se në këtë ujdi Kosova bëri edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku. Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve”.

“Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”, theksoi Hoti.

Ndërkaq presidenti Donald Trump tha se kjo marrëveshje, u arrit pas dekadash rivalizim e histori tragjike mes këtyre dy vendeve.

“Sot u arrit një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, pas shumë e shumë vitesh, dekadash në fakt, rivalizim dhe histori tragjike mes vete. Jemi fokusuar në rritjen e vendeve të punës dhe në ekonomi”, tha Trump.