Hoti: Me Serbinë s’ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë - Gazeta Express
string(69) "hoti-me-serbine-ska-pajtim-per-asgje-derisa-nuk-pajtohemi-per-cdo-gje"

Hoti: Me Serbinë s’ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë

Gazeta Express

21/10/2020 19:22

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet kur të dyja vendet do të arrijnë të pajtohen për të gjitha çështjet.

Duke folur në interpelancën e thirrur për Asociacionin, Hoti ka thënë: “Ekziston marrëveshja e parimeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim në këtë rrafsh do të bëhet në pajim më këto”.

Lexo Edhe:

“Nuk do të lejohet shkelje e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë – në rend të parë për njohjen reciproke”.