Hoti mban sot mbledhje virtuale me kryetarët e komunave - Gazeta Express
string(55) "hoti-mban-sot-mbledhje-virtuale-me-kryetaret-e-komunave"

Gazeta Express

06/07/2020 11:16

Hoti mban sot mbledhje virtuale me kryetarët e komunave

Gazeta Express

06/07/2020 11:16

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të vendit

Këtë e ka bërë të ditur për Express drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Lexo Edhe:

Ibrahimi tha se temë do të jetë gjendja momentale në menaxhimin e pandemisë.

Disa komuna të Kosovës i është kufizuar liria e lëvizjes nga ora 21:00 për shkak të përhapjes së madhe të Coronavirusit. Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria janë të komunat për të cilat Qeveria ka marrë këtë vendim.

Temë tjetër diskutimi mund të jetë edhe kufizimi i gastronomisë për të cilën çështje ditë më parë foli drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.