Hoti: Kurti sot nuk tregoi kulturë institucionale - Gazeta Express
string(48) "hoti-kurti-sot-nuk-tregoi-kulture-institucionale"

Hoti: Kurti sot nuk tregoi kulturë institucionale

Gazeta Express

04/06/2020 21:09

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se paraardhësi i tij në pozitën e kryeministrit, Albin Kurti, nuk tregoi kulturë institucionale kur nuk bëri aktin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme, në bazë të deklaratave, ku e bëri të ditur”, ka thënë Hoti në RTK.

Lexo Edhe:

“Kjo nuk tregon kulturë institucionale, siç e kam marrë unë detyrën, në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër”, është shprehur ai.

“Ne duhet të pajtohemi me rotacionin”, ka thënë Hoti.