Hoti godet VV-në në fjalim: Qasja fyese e denigruese ndaj Amerikës duhet të marrë fund - Gazeta Express
string(86) "hoti-godet-vvne-nee-fjalim-qasja-fyese-e-deningruese-ndaj-amerikes-duhet-te-marre-fund"

Gazeta Express

03/06/2020 12:20

Hoti godet VV-në në fjalim: Qasja fyese e denigruese ndaj Amerikës duhet të marrë fund

Gazeta Express

03/06/2020 12:20

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet qeveria e re që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ai ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve të Kosovës.

Hoti ka thënë se qasja kundër ShBA-së duhet të marrë fund përgjithmonë.

Lexo Edhe:

“Fushata denigruese kundër Amerikës me fyerjet më të mëdha që janë bërë, kjo qasje duhet të marrë fund përgjithmonë”, ka thënë Hoti.

Ai tutje është shprehur se qeveria që do të udhëheqë nuk do të jetë qeveri që kërcënon mediat dhe personalitetet.

“Qeveria e re nuk do të lejojë të bëhet sulm ndaj mediave dhe personaliteteve, askush nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga qeveria e vet siç kishte filluar në këtë qeveri”, ka thënë ai. /GazetaExpress/