Hoti godet Kurtin: E kemi marrë qeverisjen në gjendjen më të keqe në 20 vjetët e fundit - Gazeta Express
string(85) "hoti-godet-kurtin-e-kemi-marre-qeverisjen-ne-gjendjen-me-te-keqe-ne-20-vitet-e-fundit"

Gazeta Express

21/10/2020 9:49

Hoti godet Kurtin: E kemi marrë qeverisjen në gjendjen më të keqe në 20 vjetët e fundit

Gazeta Express

21/10/2020 9:49

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika joadekuate që pasoi me izolim kombëtar.

Lexo Edhe:

“Do të ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por edhe të shkaktuar nga politika joadekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na është dashtë punë e madhe që ta heqim izolimin nga Kosova në një seri të marrëveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”, thotë Hoti, teksa shton se në qeverisjen e tij është ndalur abuzimi me buxhetin e shtetit.

“Është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalë prokurimet njëburimore në kundërshtim me ligjin, kemi ndalë çfarëdo blerje të makinave, si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që t’i ndihmojmë gastronomisë”, ka thënë Hoti. /GazetaExpress/