Hoti flet për vjedhjen e mbi dy milionë eurove: Plot detaje nuk i di as unë - Gazeta Express
string(74) "hoti-flet-per-vjedhjen-e-mbi-dy-milione-eurove-plot-detaje-nuk-i-di-as-une"

Hoti flet për vjedhjen e mbi dy milionë eurove: Plot detaje nuk i di as unë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 19:56

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit. Ai thotë se prej rezultate të shpejta.

“Janë duke u bërë hetimet, unë pres që të shohim rezultate shumë shpejt. Nuk më lejohet tani të hyjë në detaje. Plot detaje nuk i di, sigurisht sepse është Prokuroria që po merret”, thotë Hoti.

Lexo Edhe:

“Po punohet shumë. Janë disa institucione të involvuara bashkë me partnerët tanë dhe unë besoj se shpejt do të shohim rezultat”, tha Hoti për OraNeës.

Më 20 tetor, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda, u arrestua nën dyshimin se përmes katër transaksioneve ka transferuar saktësisht 2,077,995.90 euro nga buxheti i shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group”.

Në llogarinë e “LDA Group” fillimisht ishin transferuar 622 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

Hetimi për këtë vjedhje përfshin 40 njerëz, të cilët në forma të ndryshme dyshohet se janë bërë protagonistë të këtij skandali.

Skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.