Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka folur për rastin kur u gjuajt me ve nga persona të panjohur, derisa ky po shkonte në punë.
Hoti tha se nuk e din se kush ishin personat që e kanë sulmuar, megjithatë zyrtarë të partive tjera me deklaratat e tyre kanë treguar autorësinë.
“Nuk e di kush kanë qenë personat. Deklarimet e zyrtarëve të partive të tjera treguan autorësinë. Daut Haradinaj ka thënë se mirë ia kanë bërë”, është shprehur Hoti.
Hoti tha se veprimi i tyre vetëm ia kanë cenuar pakëz lirinë e lëvizjes.
“Prej 2006 frekuentoj atë rrugë çdo mëngjes në këmbë, ma kanë cenuar pakëz lirinë e lëvizjes”, shtoi Hoti.