Kosova dhe Serbia do të ulen në tavolinë të dialogut me datë 12 korrik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.
Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti derisa shtetin serb, presidenti Aleksandër Vuciq.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka shkruar në Twitter për raundin e ri të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Ai ka konfirmuar se dialogu rinis me datë 12 korrik në Bruksel, derisa, bëhet e ditur se i pranishëm në takim do të jetë edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajcak.
Stano ka shkruar se Hoti me Vuciq do të takohen për të punuar lidhur me një marrëveshje gjithëpërfshirëse si dhe për normalizimin e marrëdhënieve./GazetaExpress/
Belgrade Pristina Dialogue will resume on July 12 in Brussels with @JosepBorrellF @MiroslavLajcak @Avdullah @avucic to take forward work on comprehensive deal on normalisation of Kosovo Serbia relations. pic.twitter.com/DWCddPjvc4
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) July 6, 2020