Hoti dikur ishte pro reciprocitetit, tash kundër - Gazeta Express
string(47) "hoti-dikur-ishte-pro-reciprocitetit-tash-kunder"

Hoti dikur ishte pro reciprocitetit, tash kundër

Gazeta Express

06/06/2020 20:51

Acarimet e kohëpaskohshme nuk patën asnjë efekt në procesin e dialogut deri në nëntor të 2018-ës.

Por, fushata e Serbisë për çnjohjen e Kosovës, dhe kundër reagimi i kësaj të fundit për të vendosur tarifë 100 përqind ndaj produkteve serbe e boshnjake, i bllokoi bisedimet.

Lexo Edhe:

Kjo pritet të marrë fund nga kjo e shtunë, kur shefi i ri i qeverisë, Avdullah Hoti e hoqi masën e fundit që Kosova pati marrë ndaj Serbisë, reciprocitetin.

Hoti në fakt pritej ta merrte një hap të tillë, që kur nisi të kritikojë Albin Kurtin për vendosjen e kësaj mase, e madje edhe për fuqizimin e saj për t’i obliguar serbët t’i drejtohen Kosovës si Republikë kur eksportojnë mallrat e tyre.

Por, Hoti nuk e ka pasur gjithnjë këtë qëndrim. Me reciprocitetin ai kërkonte vota në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, raporton Klan Kosova.

Hoti dikur ishte për e tash kundër reciprocitetit – 06.06.2020 – Klan Kosova