Hoti: AKR'ja pjesë e koalicionit, nesër finalizohet marrëveshja - Gazeta Express
string(60) "hoti-akrja-pjese-e-koalicionit-neser-finalizohet-marreveshja"

Hoti: AKR’ja pjesë e koalicionit, nesër finalizohet marrëveshja

Gazeta Express

28/04/2020 17:16

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, se nesër do të finalizohet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së, AAK-së, Nismas, Listës Serbe dhe AKR-ja, që sapo e konfirmoi se është pjesë e koalicionit.

“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale”.

Lexo Edhe:

Edhe pse në AKR pati ndryshime qëndrimesh sa i përket koalicionit, Hoti sot tha se kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit.

Ai gjithashtu tha se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën te presidenti për t’i treguar se e kanë shumicën.

Ai po ashtu ka thënë se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka Lista Serbe dhe pjesëmarrjen politike”, ka thënë Hoti.