Horoskopi: Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje - Gazeta Express
string(56) "horoskopi-si-do-te-ece-dita-per-te-lindurit-e-cdo-shenje"

Horoskopi: Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Fun

Gazeta Express

24/02/2021 7:17

Horoskopi

Dashi
Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve ndoshta për ju që i përkisni kësaj shenje do të ishte më mirë të qëndroni në pozita pritjeje, derisa të kthjelloheni për të vendosur për diçka.
Demi
Shumë planetë janë në një pozicion jo harmonioz dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja shpirtërore le për të dëshiruar.

Lexo Edhe:

Binjakët
Asgjë e re nga fronti i yjeve, mund të thuhet pa frikë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi vërtet që duket se gjerat do të jenë pak a shumë njëlloj me atë të një dite më parë.

Gaforrja
Duket se situata yjore po fillon të përmirësohet dhe dalangadalë edhe ju do të ndjeheni më të rigjallëruar. Megjithatë, për sot është më mirë të mos e vritni mendjen edhe aq shumë.

Luani
Me Mërkurin “e nxituar” në shenjë ka të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë “e shpejtë” pasi do të jeni aq të impenjuar, sa nuk do ta vini re se si do të kalojë ajo.

Virgjëresha
Edhe pse Hënën dhe Afërditën sot do t’i keni kundër, është Marsi ai që ju jep stimuj për të qenë aktivë dhe për të mos rënë në gjendje melankolie. Jeni pasionalë në dashuri.

Peshorja
Duhet të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos ata që kanë në patronazh problemet e zemrës. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

Akrepi
Duke pasur parasysh Mërkurin e “rëndë” në shenjë dhe Marsin gjithnjë e më invadues, qielli juaj sot në pjesën më të madhe ëshë i zymtë. Por nuk duhet ta lëshoni veten.

Shigjetari
Për shkak të një jave mjaft intensive, nën shenjën e yjeve të favorshëm, edhe sot do të jeni të rrëmbyer ne veprimet tuaja. Ju këshillohet të mos jeni të tillë në vendimet për t’u marrë.

Bricjapi
Me kaq planetë në favorin tuaj sot sigurisht që do të jetë një ditë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Gjithçka të mirë që rrezatoni e keni nga dyshja Mars-Mërkur.

Ujori
Edhe për ju, protagonisti yjor në shenjë do të jetë Mërkuri, i cili, me gjithë përpjekjet tuaja për të moderuar veprimet, ju imponon “’t’ia shkelni gazit” e të mos ktheni kokën prapa.

Peshqit
Një ditë thuuajse “e sheshtë” parashikohet edhe për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita ju jep një “assist” që duhet ta shfrytëzoni.