Horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2019


Gazeta Express
10 Shtator 2019 7:27

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen në vështirësi gjatë ditës së sotme, pasi do të jenë përballë në grupi njerëzish, me të cilët nuk do të dinë sesi të komunikojnë. Mund të përfshiheni në një çështje, të cilën nuk do të mund ta zgjidhni lehtësisht. Thjesht, lërini gjërat të rrjedhin vetë.
Demi
Mund të keni më shumë ankth se zakonisht sot. Megjithatë, mos u përpiqni që problemin ta gjeni te të tjerët për këtë gjendje, pasi gjithçka qëndron te ju. Rekomandohet të përfshiheni më shumë në aktivitete kreative, pasi do t’ju ndikojë mjaft mirë edhe psikologjikisht.
Binjakët
Mos qëndroni në heshtje, por veproni sa më shpjet, në mënyrë që të përfundoni çdo detyrë gjatë ditës së sotme. Sa i përket anës profesionale, në përgjithësi nuk do të hasni probleme. Ndërsa në lidhje me jetën personale, një bisedë me partnerin/partneren do t’ju shqetësojë shumë.
Gaforrja
Është koha e duhur për të mbledhur forcat dhe për të përfunduar të gjitha projektet që ju kanë munduar. Gjithashtu, mund të diskutoni me miqtë dhe të merrni këshilla prej tyre. Miqtë e shenjës së Peshqve do të jenë hapur për t’ju ndihmuar në çdo moment.
Luani
Nuk është qëllimi juaj të shkaktoni drama, por nëse mundeni, tregohuni mjaft të vëmendshëm për të shmangur çdo situatë të pakëndshme. Partnerja/partneri do të kërkojë më shumë vëmendje nga ju dhe rekomandohet të tregoheni më të vendosur.
Virgjëresha
Mund të mos ndiheni shumë mirë sot, por mblidhni forcat dhe përfundoni detyrat më të rëndësishme. Gjithashtu, po afrohet momenti për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën tuaj. Në mbrëmje gjithçka do të shkojë ashtu sikurse dëshironi.
Peshorja
Çdo gjë që ju ka frikësuar më parë, ka nisur të zbehet. Mund ta gjeni veten në rolin e mësimdhënësit ose mentorit. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ndërsa disa të tjerë do të kritikojnë sjellën tuaj, ndaj bëni durim.
Akrepi
Do të dëshironi të bëheni pjesë e një projekti mjaft kreativ. Do të bëni gjithçka për të arritur atë çfarë dëshironi. Megjithatë, do të ndjeni mungesën e mbështetjes në momente të caktuara. Rekomandohet të diskutoni dhe të merrni këshillën e miqve të ngushtë.
Shigjetari
Të qenit shumë aktiv gjatë ditës së sotme do t’ju ndihmojë shumë. Do të ishte mirë të përfshiheni nëpër aktivitete larg rutinës. Në mbrëmje do të argëtoheni me miqtë, të cilët do të vënë në dukje energjinë tuaj pozitive.
Bricjapi
Është koha e duhur për të realizuar një udhëtim të shkurtër, i cili do t’ju relaksojë pa masë. Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u argëtuar dhe për të rifituar energjitë e humbura. Ka gjasa të jetë një prej udhëtimeve tuaja që do t’ju mbesë gjatë në mendje.
Ujori
Ekziston mundësia të zhgënjeni disa persona rreth jush këtë të martë. Ka gjasa që në një moment të caktuar t’ju dalë situata jashtë kontrollit, çfarë mund të çojë në përplasje me një prej kolegëve tuaj. Megjithatë, mos u shqetësoni, pasi me kalimin e kohës gjërat mund të shkojnë në vendin e duhur.
Peshqit
Dikush do të ketë nevojë për ju. Mund të bëhet fjalë për një mikun/miken tuaj të vjetër. Mos u përpiqni të gjeni shkakun e çdo problemi me të cilin mund të përballeni, por përkundrazi, përqendrohuni në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

Te fundit


Kthehu lart