Horoskopi për ditën e shtunë, 29 shkurt 2020 - Gazeta Express
string(44) "horoskopii-per-diten-e-shtune-29-shkurt-2020"

Gazeta Express

29/02/2020 6:57

Horoskopi për ditën e shtunë, 29 shkurt 2020

Gazeta Express

29/02/2020 6:57

Dashi

Shprehini me tepër ato që ndjeni gjatë kësaj dite nëse doni që atmosfera në çift të ngrohet më shumë. Mos kini as frikë të filloni një lidhje më serioze.

Lexo Edhe:

Demi

Ka rrezik që të keni probleme serioze gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Një gënjeshtër që i keni thënë partnerit para disa kohësh do dalë në dritë dhe ai do inatoset shumë për këtë fakt.

Binjaket

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift sot çdo gjë do marrë një tjetër drejtim. Do tregoheni me të hapur me partnerin dhe do bëni zgjedhjen që është më e mirë për të dy.

Gaforrja

Do jeni shumë euforikë dhe të gëzuar gjatë kësaj dite në krahët e atij që dashuroni. Ai do ua bëjëe qejfin gjithë kohes dhe do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme.

Luani

Jeta në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur sot. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishe harmoninë qe mbizotëron ndërmjet jush. Përgatituni edhe për ndonjë surprize drithëruese ne mbrëmje.

Virgjeresha

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën sentimentale të çifteve, sot do filloni t’i mendoni më me qartësi gjërat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Gjithçka do ec më së miri gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim të vetëm me atë që keni ne krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël.

Akrepi

Ata që janë në një lidhje duhet t’i kushtojë me shume rëndësi dhe vëmendje personit që kanë në krahë. Dite me shume fat kjo e sotmja për ata q janë beqare.

Shigjetari

Do keni vështirësi dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni që gjërat tëe bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje do bënit mirë të hiqnit disa nga zakonet tuaja të vjetra dhe te mendoni të provoni eksperienca te reja me partnerin. Do iu duket sikur keni rilindur.

Ujori

Ka shumë gjasa qe rutina ta pushtojë jetën tuaj sentimentale sot. Secili prej jush do bëjë ato që bën çdo dite dhe nuk do përjetoni asnjë emocion të veçantë.

Peshqit

Do iu ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe mund të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Më mirë qëndroni pak larg sesa ta acaroni edhe me tepër situatën.