Horoskopi: Çfarë është rezervuar për beqarët sot, mësoni surprizat e yjeve - Gazeta Express
string(72) "horoskopi-cfare-eshte-rezervuar-per-beqaret-sot-mesoni-surprizat-e-yjeve"

Horoskopi: Çfarë është rezervuar për beqarët sot, mësoni surprizat e yjeve

Fun

Gazeta Express

25/03/2021 7:21

Horoskopi

Dashi
Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ruani një komunikim te ngrohte me partnerin dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës pranë disa personave për çështje pune dhe dikush do filloje t’ju pëlqejë tej mase. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdes!

Lexo Edhe:

Demi
Jeta juaj ne çift do ece edhe me mire gjate kësaj dite. Do ndiheni gati te bëni edhe surpriza gjigante për atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen realiste ne mënyrë qe te mos zhgënjehen me vone. Jo gjithçka është ashtu si duket ne pamje te pare. Gjendja e financave do filloje te konsolidohet tej mase. Do ndiheni me te qete kur te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Do jeni realiste sot ju te dashuruarit dhe gjerat kane për te shkuar me mire ne çift. Nuk do hidhni hapa te nxituara për asnjë moment. Beqaret do kalojnë momente te këndshme me disa persona te njohur rishtazi dhe do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm sepse çdo gabim sado i vogël mund t’ju kushtoje pa mase.

Gaforrja
Do keni probleme te shumta sot me personin qe keni ne krah dhe shpeshherë nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beni kujdes sepse gjerat mund te marrin menjëherë tatëpjetën. Beqaret do bëjnë për vete shume persona e me pas do vendosin për te duhurin qe duan te kenë ne krah. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni shume rreziqe sepse gjendja do jete e paqëndrueshme.

Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete e keqe gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te ngrohte dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person interesant i cili do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Financat duhen pasur me tepër kujdes. Mire do jete te mos bëni investime te pamenduara sepse do gjendeni ne vështirësi.

Virgjeresha
Do e vlerësoni mjaft partnerin tuaj sot për çdo gjë qe do beje prandaj edhe marrëdhënia me te do jete e ngrohte dhe emocionuese. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo sakrifice vetëm për te mos mbetur me statusin qe kane. Ne planin financiar nuk duhet te dekurajoheni për asnjë moment, por te merrni masa menjëherë sapo te shihni qe gjendja nuk është si duhet.

Peshorja
Do jeni me shume fat sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju ecin me se miri. Do flisni hapur edhe për disa probleme te se shkuarës. Beqaret do jene te paqarte për atë çfarë duan te bëjnë dhe do stepen te hedhin hapa. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te këqija për shkak te pamaturisë se treguar se fundmi.

Akrepi
Do ketë çaste te lumtura sot juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo çast. Beqaret nuk do i zhgënjejë aspak intuita kështu qe duhet te bëjnë atë qe do mendojnë. Ne planin financiar do i kaloni menjëherë te gjitha vështirësitë fale ndihmës qe do iu japin disa familjare. Do jeni shume me te qete tashme.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do gjeni kohen e përshtatshme për ta kaluar me atë qe keni ne krah dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat. Beqaret do kenë një dite te animuar dhe te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Shfrytëzoni çdo sekonde. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Bricjapi
Do jeni me te organizuar gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe gjithçka ka për t’ju ecur me se miri ne çift. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat me shume gjase do ua ndryshojnë te ardhmen. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Me financat tregohuni te kujdesshëm sepse përndryshe gjendja do ju ndryshoje për keq. Kujdesuni me tepër për buxhetin tuaj.

Ujori
Tensioni do jete i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me personin qe keni ne krah dhe here pas here do ndiheni te zhgënjyer prej tij. Beqaret do kenë një dite te mire dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Me financat do dini si te silleni dhe do i mbani gjithë kohës te stabilizuara. Nuk pritet asnjë lloj vështirësie ne këtë sektor.

Peshqit
Merrini gjerat me qetësi sot ju te dashuruarit dhe mos bëni asgjë me nxitim. Do keni një dite te bukur dhe pa asnjë mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin ne te cilin ndodhen. Financat mos kërkoni t’i përmirësoni menjëherë sepse kjo do jete e pamundur. Me maturi dhe organizim gjithçka do ece si duhet./abcnews.al