Holandezi mahnitet me sjelljen e tre policëve të Kosovës, tregon gjestin e tyre - Gazeta Express
string(83) "holandezi-mahnitet-me-sjelljen-e-tre-policeve-te-kosoves-tregon-gjestin-e-tyreeeeee"

Holandezi mahnitet me sjelljen e tre policëve të Kosovës, tregon gjestin e tyre

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 8:40

Holandezi, Stefan Van Dijk, i njohur në Twitter si “Stefan in Kosovo” ka mbetur i befasuar me sjelljen e Policisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi ka treguar që tre Policë të Kosovës ndaluan gjithë trafikun, vetën që të ndihmojnë një plak të vjetër e të sëmurë ta kaloj rrugën në qendër të qytetit.

Lexo Edhe:

“Mbrëmë. Tre Policë ndaluan gjithë trafikun dhe ndihmuan një të moshuar të sëmurë që të kaloj rrugën në Qendër të Qytetit. Pas kësaj, ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse munden ta dërgojnë të moshuarin në shtëpi. Mirësia e Kosovës”, u shprehë ai në postimin e tij.