Holanda vendos orë policore pas rritjes së numrit të infeksioneve - Gazeta Express
string(65) "holanda-vendos-ore-policore-pas-rritjes-se-numrit-te-infeksioneve"

Holanda vendos orë policore pas rritjes së numrit të infeksioneve

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 14:29

Qeveria holandeze të premten vendosi masa më të rrepta kufizuese, përfshirë mbylljen e klubeve, restoranteve e shumicës së shitoreve natën për ta luftuar valën rekorde të infeksioneve, që po rrezikon të shndërrohet në stërngarkim të sistemit shëndetësor.

Rritja e numrit të rasteve në Holandë, më së keqi në Evropën Perëndimore, erdhi pavarësisht faktit se 85 për qind e popullsisëështë vaksinuar. Infeksionet tash po shtohen më së shumti në mesin e nxënësve, të cilët nuk janë të vaksinuar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Shifrat ditore të infeksioneve janë të larta, më të larta, më të lartat. Kjo do të thotë se nuk mund t’ia dalim vetëm me disa rregullime të vogla”, tha Kryeministri Mark Rutte.

Vala e tanishme e infeksioneve, me mbi 20.000 raste në ditë gjatë javës së kaluar, ka vazhduar pavarësisht vendosjes së disa masave, përfshirë përdorimin e maskave dhe mbylljen e bareve e restoranteve në orën 20:00.

Kryeministri Rutte tha të premten se dyqanet joesenciale do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 17:00 deri në orën 05:00 dhe maskat do të kërkohen në shkollat e mesme.

Disa ekspertë kanë thënë se një izolim i shkurtër, pothuajse i plotë, përfshirë mbylljen e shkollave, do të jetë i nevojshëm për uljen e numrit të rasteve.