Holanda sonte vendos për negociatat me Maqedoninë e Veriut


Gazeta Express
8 Tetor 2019 10:15

Holanda sonte do të vendosë për Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Komisioni për Çështje Evropiane në parlamentin holandez konsiderohet si vendimtar për drejtimin që do të marrin bisedimet e vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me vendimin që duhet ta marrin më 15 tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërin.
ë një letër që shefi i diplomacisë së Holandës e ka dërguar për deputetët e vendit të tij, thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë shumë hapa pozitiv në vitet e kaluar.

“Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin dhe janë marrë hapa të dukshëm për agjendën reformuese. Vazhdimi i rasteve të PSP-së është siguruar me transferimin e tyre në Prokurorinë Themelore. Hap i rëndësishëm që duhet të merret është miratimi i ligjit, i cili do të parandalojë korrupsionin e lartë në të ardhmen. Për këtë çështje ka konsultime intensive në mes opozitës dhe qeverisë. Kjo përmomentin nuk ka sjellë epilog konkret”, thotë ministri Stef Bllok.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart