Holanda merr fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024” - Gazeta Express
string(57) "holanda-merr-fitoren-e-pare-ne-kualifikimet-per-euro-2024"

Holanda merr fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024”

Sport

Gazeta Express

27/03/2023 22:57

Holanda ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja holandeze mposhti sonte Gjibraltarin. Kjo ishte ndeshja e dytë në Grupin B, shkruan Gazet Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” përfundoi me rezultatin 3:0.

Memphis Depay (23’) dhe Nathan Ake (50’, 82’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

Vlen të theksohet se Gjibraltari luajti me një futbollist më pak nga minuta e 50-të, pasi Liam Walker u përjashtua direkt me karton të kuq.

Holanda pas kësaj fitore ka tre pikë dhe pozicionohet e treta në grup.

Gjibraltari ndodhet në pozitën e fundit (5) dhe pa pikë. /Gazeta Express/