Holanda ia shënon dy gola të shpejtë Estonisë


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 21:18

Holanda është duke fituar 2:0 kundër Estonisë, në ndeshjen e fundit mes tyre në fushatën kualifikuese për Euro 2020, e cila po zhvillohet momentalisht në Amsterdam.

Georginio Wijnaldum shënoi për epërsinë e Holandës pas një pasimi të bukur nga Quincy Promes në minutën e 6-të, raporton Gazeta Express.

Nathan Ake e dyfishoi epërsinë për tulipanët duke shënuar me kokë në minutën e 19-të.

Holanda është duke luftuar për t’ia rrëmbyer kreun Gjermanisë në Grupin C

Te fundit


Kthehu lart