Holanda është për ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por nuk do të vendosë veto


Gazeta Express
9 Tetor 2019 12:49

Holanda kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen në veçanti në lidhje me hapjen e negociatave ikuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Luksemburg më 15 tetor,  ndërsa vendimi përfundimtar  duhet të formalizohet  më 18 tetor nga Këshilli Evropian.

Qëndrimi i tillë doli nga debati i djeshëm  në Komitetin për Çështje Evropiane në Parlamentin holandez.

Shefi i Diplomacisë Stef Bllok  e ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë se fillimi i negociatave me Shqipërinë në këtë moment do të ishte shumë herët.

Holanda, megjithatë, nuk do të vendosë veto përderisa  vendet tjera anëtare të BE-së të jenë për fillim të negociatave.

Konkluzioni i debatit  në Komitetin për çështje evropiane tani duhet të ndryshohet në qëndrimin e përbashkët të partive parlamentare.

MPJ-ja holandeze në ndërkohë i përsëriti pozicionet e Qeverisë se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë  kushtet e parashtruara para hapjes së procesit negociues.

Holanda e përshëndet përparimin e bërë të vendeve kandidate, por konsideron se vlerësimi i tyre duhet të jetë veçanërisht në bazë të arritjeve të tyre.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut thuhet se është bërë përparim i guximshëm dhe përshëndetet Marrëveshja e Prespës si shembull për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura në rajon.

Rekomandohet vazhdim i lëndëve të hapura të PSP-së dhe përshëndetet  transferimi i tyre për procesim të mëtutjeshëm në PP.

Hap i rëndësishëm  që duhet të bëhet është miratimi i i ligjit që do të garantojë  Prokurori publike të pavarur dhe ndjekje të rasteve të korrupsionit të lartë.

Për Shqipërinë, Qeveria holandeze i përshëndet  hapat  e ndërmarra të deritanishme, por konsideron se duhet të bëhen përpjekje shtesë për përforcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart