Holanda arrin fitore me përmbysje madhështore, pushton vendin e dytë


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 22:42

Holanda ka pushtuar vendin e dytë në Grupin C, pasi e mposhti 3-1 Irlandën e Veriut.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Stadiumin e Feyenoordit, Holanda ka përmysur rezultatin kundër Irlandës së Veriut për të fituar në fund 3-1.

Irlanda e Veriut fillimisht shënoi për 0-1 duke ua futur frikën vendasve në minutën e 75’të.

Por, Depay shënoi menjëherë në atë të 81-të, për të barazuar 1-1, derisa në minutat shtesë, 91’ dhe 94’, shënuan De Jong dhe sërish Depay për fitoren 3-1, që shkon ën kuotën e 12 pikëve, aq sa Irlanda e Veriut që e ka zbritur në pozitën e tretë për shkak të goldiferencës. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart