Historike: Griezmann shënon golin e parë në karrierë në Camp Nou


Gazeta Express
25 Gusht 2019 21:56

Antoine Griezmann ka shënuar për herë të parë gol në Camp Nou

Francezi asnjëherë më parë nuk kishte arritur që të shënonte gol në stadiumin e Barcelonës sa ishte lojtar i Atletico Madridit.

Por, këtë ai e bëri sonte në debutimin e tij në fanellë të Blaugranas.

Griezmann mori një top të mirë nga Sergi Roberto derisa ai shënon golin e barazimit në minutën e 41-të.

Pjesa e parë në Camp Nou ka përfunduar barazim 1-1. Për Betisin golin e ka gjetur edhe përforcimi i tyre më i ri Nebil Fekir i cili kaloi në avantazh mysafirët në minutën e 15-të. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart