Historiani gjen shtëpinë e Shekspirit ku u shkrua “Romeo dhe Zhulieta”


Gazeta Express
15 Prill 2019 19:41

Lokacioni i shtëpisë së Uilliam Shekspirit në Londër ku ai e shkroi dramën më të njohur në botë “Romeo dhe Xhulieta” është identifikuar për herë të parë, thuhet nga hulumtuesit.

Historiani i teatros, Geoffrey Marsh, ka kaluar një dekadë të tërë duke hulumtuar për shtëpinë e autorit të njohur anglez, Shekspirit. E një kohë kaq e gjatë u vjen si pasojë se Uilliam Shekspiri ka jetuar gjatë viteve 1590.

Historiani dhe hulumtuesi, në fillim ka identifikuar se Shekspiri ka jetuar në pjesën qendrore të Londrës, afër stacionit të quajtur Liverpool Street Station. E kjo u zbulua pasi emri i Uilliam Shekspirit u gjet në arkivat e pagesave të taksës.

Për shkak të dëmtimit të dokumenteve, ka qenë e vështirë që të zbulohet se ku ka jetuar saktësisht, por aparaturat teknologjike, na mundësuan që “mrekullisht” ta zbulojmë rrugën e saktë.

Ndërsa u zbulua se ai ka jetuar në një lagje të pasur të asaj kohe.

“Në kohën kur emigroi në Londër nga Stratford, ai jetonte në lagjen më të pasur të qytetit, ku jetonin figura publike, shkencëtarë, doktorë e ekspertë të muzikës”, tha Marsh për CNN, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart