Historianët e Deçanit i kërkojnë Hotit ta publikojë marrëveshjen për rrugën - Gazeta Express
string(75) "historianet-e-decanit-i-kerkojne-hotit-te-publikoje-marreveshjen-per-rrugen"

Historianët e Deçanit i kërkojnë Hotit ta publikojë marrëveshjen për rrugën

Gazeta Express

16/11/2020 9:18

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti ta publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Kryetari i kësaj Lidhjeje, Shkodran Imeraj, tha se mospublikimi i kësaj marrëveshjeje lë të nënkuptohet se ajo është në dëm të banorëve e në favor të Manastirit të Deçanit.

Lexo Edhe:

Sipas tij, manastiri më shumë kryen misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministrit Avdullah Hoti tha se me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.