Historia rrëqethëse e 13 fëmijëve që u mbajtën mbyllur e u torturuan nga prindërit e tyre


Gazeta Express
20 Prill 2019 7:33

David dhe Louise Turpin, prindërit nga Kalifornia që rrahën dhe mbajtën 13 fëmijë të tyre në robëri brenda shtëpisë së tyre, të premten u dënuan me burgim të përjetshëm.

Burri dhe gruaja u deklaruan fajtor në shkurt, për 14 akuza që kishin të bëjnë me torturë, abuzime të varura, rrezik për fëmijë, dhe burgim të rremë.

Gjatë dënimit të tyre, të dy qanin dhe fshihnin lotët pasi disa nga fëmijët e tyre ishin në sallën e gjyqit. Gjykatësi vendosi se çifti ka të drejtën për lirim me kusht pas 25 vjetësh.

“Prindërit e mi morën jetën time nga unë, tani po e kthej jetën time. Jeta mund të ketë qenë e keqe, por më bëri të fortë. E pashë babin tim që e ndryshojë nënën time, ata gati më ndryshuan mua. Unë jam një luftëtare, jam e fortë”, ka thënë njëra nga vajzat e çiftit.

Detajet shqetësuese të abuzimit u shfaqën në janar të vitit 2018, pasi njëra nga bijat, që ishte 17 vjeç në atë kohë, u arratisë në Perris të Kalifornisë, dhe përdori një celular që kishte marrë nga shtëpia për të thirrur Policinë.

“Vajza, edhe pse ishte një fëmijë, i tha policisë se vëllezërit dhe motrat e saj po mbaheshin nga prindërit e saj ku ishin të lidhur me zinxhirë”, thanë hetuesit.

Kur autoritetet hynë në shtëpi, ata gjetën fëmijët të moshës 2 deri në 29 vjeç, të cilët mbaheshin në mjedis të errët dhe me erë të keq.

“Disa ishin të lidhur me shtretërit dhe mobilet e tyre me zinxhirë dhe dyll. Shumë nga fëmijët i thanë policisë se ata ishin uritur”, ka thënë Departamentit i Policisë së Qarkut.

“I dua shumë të dy prindërit e mi. Perëndia shikon zemrën dhe e di se i sheh ata aty. Unë i kam falur shpesh ata”, ka thënë njëra nga vajzat në gjykim.

Nëna e tyre, Louise Turpin, në deklaratën e saj në gjykatë u kërkoi falje fëmijëve të saj.

“Më vjen keq për gjithçka që kam bërë për të lënduar fëmijët e mi, i dua shumë fëmijët e mi. Dua që ata të dinë se nëna dhe babi do të jenë në rregull”, ka thënë ajo.

David dhe Louise Turpin, prindërit nga Kalifornia që rrahën dhe mbajtën 13 fëmijë të tyre

Ndërsa babai i tyre, David Turpin ishte shumë emocional dhe nuk mundi ta lexonte deklaratën e tij. Ai ia dha avokatit të tij që ta lexonte.

“Unë kurrë nuk kam pasur ndërmend t’u bëjë dëm fëmijëve të mi. Shpresoj se fëmijët e mi në të ardhmen të jenë mirë”, ishte deklarata e tij të cilën e lexoi avokati.

Sipas prokurorëve,fëmijëve u është dhënë vetëm një herë në ditë ushqim dhe u është lejuar të pastrohen vetëm një herë në vit.

“Prindërit e fëmijëve pjeknin byrek por nuk i lejonin fëmijët e tyre të uritur që të hanin. Ata u blenin lodra por ua ndalonin fëmijëve të luanin me to”, thanë prokurorët.

Fëmijët u detyruan të kalonin pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Kështu fqinjët i thanë ‘NBC’ vitin e kaluar se e dinin se çifti kishte shumë fëmijë, por nuk ishin të sigurt se sa, pasi që sipas tyre fëmijët nuk dilnin shumë shpesh.

Motra e Louise Turpin, Teresa Robinette, gjatë një interviste ka thënë se familja e motrës së saj u kishte dhënë përshtypjen se ishin duke jetuar një jetë të përsosur.

Hetuesit, megjithatë, panë pamje tjetër në këtë familje.

Vetëm një nga fëmijët, e që ishte djalë, u lejua të largohej nga shtëpia për të ndjekur mësimet në një kolegj, por ishte shoqëruar gjithmonë nga nëna e tij.

Sipas prokurorëve ndëshkimi i fëmijëve ndryshonte, duke u nisur nga rrahja e tyre e pastaj prangosja në shtretërit e tyre pa iu lejuar qasje në banjo për disa muaj.

Fëmija më i vogël i çiftit ishte i vetmi nga të 13 i cili nuk u keqtrajtua.

Pavarësisht torturave të tmerrshme që kishin përjetuar fëmijët, ata i thanë gjyqit se i donin shumë prindërit e tyre.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë që kemi kaluar duke u rritur. Ndonjëherë, kam akoma pakënaqësi nga gjërat që na kanë ndodhur. Por kjo është e kaluar. I dua prindërit e mi dhe i kam falur”, tha njëri nga djemtë.

Njëra nga vajzat në deklaratën e saj ka thënë se prindërit e saj e donin atë, vëllezërit dhe motrat e saj.

“Dua që gjykata ta dijë se prindërit tanë e donin njëri-tjetrin, dhe e donin secilin prej fëmijëve të tyre. Unë besoj me gjithë zemër se prindërit tanë u përpoqën të bëjnë gjithçka për të gjithë 13 prej nesh. Ata donin të na e dhuronin një jetë më të mirë”, ka thënë ajo.

Ndërsa gjatë një konference, Jack Osborn, i cili përfaqëson shtatë nga fëmijët e rritur, ka thënë se klientët e tij janë duke folur që të falnin prindërit e tyre. Ai ishte i lumtur që ata po punonin për të marr këtë vendim.

Te fundit


Kthehu lart