Një qen besnik pret tre muaj për pronarin e tij në një nga spitalet në Wuhan, edhe pse ai ka vdekur nga COVID-19.
Qeni ka fituar zemrën e punëtorëve në spital që nga dita që ai erdhi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në shkurt.
Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më, qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma pret në spital duke kërkuar gjithandej për të.
Një person vendosi të kujdesej për të dhe i dha emrin Xiaobao që do të thotë “thesar i vogël”.