Historia e trishtë e shqiptarit, si u bë milioner nga një fatkeqësi


Gazeta Express
29 Shtator 2019 9:29

Një shqiptar ka fituar betejën ligjore me një kompani të huaj kroçieresh.

Pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore gjatë punës, shqiptari me emrin Genti Jankula u përballë me një “luftë” të gjatë ligjore për të marrë atë që i takonte nga kompania ku ishte i punësuar, e sot ne mund të themi që shqiptari do të bëhet milioner.

Ka qenë gjykata federale e Miamit ajo që në datën 18 shtator ka dhënë vendimin përfundimtar në favor të shqiptarit dhe kundër linjës së kroçierës Carnival Cruise Line. Mësohet se Genti punonte prej kohësh në këtë kroçierë dhe aksidenti ka ndodhur gjatë kohës që ai po ngjitej në kabinën e tij. Krejt papritur doreza e shtratit është shkëputur dhe ka goditur Jankulën duke e dëmtuar rëndë në shpinë.

Shqiptari mori menjëherë ndihmën mjekësore, sepse dëmtimet ishin serioze, por në një moment kompania ka ndaluar së paguari trajtimin e tij mjekësor pas disa muajsh. Një gjykatës në Monako u shpreh se Carnival Cruise Lines e ka neglizhuar këtë si çështje, në një kohë kur linja e kroçierës duhet t’i paguante shqiptarit 1.4 milion dollarë dëmshpërblim për shpenzimet mjekësore, traumat, etj.

Carnival e apeloi vendimin, por e humbi çështjen sërish në gjyq. Genti Jankula, me statusin e ish-punonjësit të dëmtuar tashmë, nuk u dorëzua dhe e çoi çështjen e tij deri në gjykatën federale në Miami, kur kjo e fundit vetëm pak ditë më parë dha vendimin përfundimtar në favor të shqiptarit.

Carnival Cruise Lines duhet t’i paguajë shqiptarit plot 1.3 milionë dollarë dëmshpërblim dhe ne mund të themi pa frikë që nga sot Genti është milioner.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart