Rasti i rrallë i binjakeve “një në një milion” – Si e shpjegojnë mjekët që njëra vajzë lindi me sindromën Down


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 7:31

Dy prindër britanikë, Nicola dhe Todd Bailey, do të gëzoheshin pa masë kur në jetë do të mirëprisnin dy vajzat e tyre binjake, Quinn dhe Harper, por vetëm pak minuta pas lindjes së tyre do të përjetonin një miks emocionesh kur panë se njëra vajzë vuante nga sindroma Down

Si infermiere dhe nënë e një djali 4-vjeçar, Lucas, Nicola e dinte shumë mirë rëndësinë e testeve rutinë dhe ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë, por asnjëra prej tyre nuk tregoi ndonjë indikacion të sindromës Down.

Duke u kthyer pas në kohë, Nicola kuptoi se ndihej ndryshe në fazat e vona të kësaj shtatzënie, në krahasim me kohën kur ishte shtatzënë me djalin: “Kam pasur një ndjenjë të çuditshme, pasi gjithçka ndodhi shumë më shpejt se shtatzënia ime e mëparshme”.

Pasi Harper përshëndeti botën, Nicola kujton kur doktori i tha “Më vjen keq”, pasi testet konfirmuan se Harper kishte sindromën Down.

Por nuk u trishtua aspak nga fjala e mjekut: “Sapo i pashë të dyja, zemra m’u bë copë”,- tha ajo për Inside Edition. “Ishin të dyja shumë të bukura.”

Tani, Nicola dhe Todd janë shumë të përkushtuar për të ndërgjegjësuar të prekurit me sindomën Down.

Harper ka lindur me një vrimë në zemër — një kusht i zakonshëm për bebet që lindin me këtë sindromë – dhe ka shumë të ngjarë që ajo t’i nënshtrohet një operacioni kur të mbushë moshën 6-vjeçare.

“Harper është Harper dhe Quinn është Quinn”, – tha Nicola. “Ato nuk janë njëlloj që unë të përpiqem t’i krahasoj, megjithëse do të jetë e vështirë ta bëj.”

Te fundit


Kthehu lart