Historia e panjohur e zhigolos më të famshëm në botë që shkonte me yjet e Hollywood-it


Gazeta Express
4 Nëntor 2019 16:02

Scotty Bowers ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Për shumë njerëz, ky emër nuk thotë gjë.

Por, ai ka qenë zhigoloja më i famshëm i yjeve të Hollivudit.

Katharine Hepburn, Rock Hudson, Lana Turner, Ava Gardner, Cary Grant, Randolph Scott, kanë qenë disa nga emrat e njohur të Hollivudit, që kanë pasur marrëdhënie me Bowers.

Regjisori Matt Tyrnauer ka bërë një dokumentar për historinë e tij, “Scotty and the Secret History of Hollywood” (2017), bazuar në librin me kujtime të Boëers, me titullin: “Full Service: My Adventures in Hollywood and the Secret Sex Lives of the Stars” (2012).

Libri është shkruajtur pas 150 orë interviste, ky Bowers tregon “mbrëmjet e nxehta”, të cilat përfundonin në orgji, që organizaonte për yjet e Hollivudit në vitet ’40 dhe ’50.

Historia e tij është e pabesueshme.

Fillimisht ai shkoi në Marinën amerikane.

Më pas u kthye dhe nisi punë në një pikë karburanti.

Aty takohet me aktorin Walter Pidgeon, i cili pasi mbush makinën, i ofron 20 dollarë për një “shërbim ekstra”.

Ai e ftoi në shtëpi 23-vjeçarin dhe këtu pastaj fillon historia e “zhigolosë” së famshëm, që shkonte jo vetëm me aktore, por dhe me aktorë.

Ai shprehet në librin e tij, se ka shkuar me 150 aktorë dhe aktore.

Bowers thotë në librin e tij, se ai flinte me aktoren Vivien Leigh në shtëpinë e saj, ku ajo jetonte me burrin e vet në atë kohë, Laurence Olivier.

“Çfarëdo që të donin njerëzit, unë e kisha atë. Unë mund të bëja të gjitha fantazitë e tyre, realitet”, tregon ai në libër.

“Kam heshtur gjatë gjithë këtyre viteve sepse nuk doja të lëndoja asnjë nga këta njerëz”, tha Bowers për “New York Times” pas botimit të librit të tij në vitin 2012.

Deri në atë moment, të gjitha personat e famshëm për të cilët ai shkroi, kishin vdekur.

Te fundit


Kthehu lart