Historia e kësaj vajze është arsyeja përse nuk duhet t’i hani thonjtë


Gazeta Express
19 Maj 2019 7:35

Një vajze iu desh ta amputonte gishtin, pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës, që iu shkaktua nga ngrënia e thonjve.

Courtney Whithorn, 20-vjeçare, thotë se nga kafshimi iu shkaktuar një tumor, që ia mbuloi thoin komplet dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.

Thoi u kthye në ngjyrë të zezë, por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek, i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ishte prekur nga kanceri dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

“Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit, u trondita. Mendoja me vete, si ia bëra këtë vetes, nuk mund ta besoja”, deklaroi 20 vjeçarja.

Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’, por pas disa testeve, mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetme është amputimi. Pas ndërhyrjes, mjekët thanë se iu kishin zhdukur qelizat kancerogjene. 

Te fundit


Kthehu lart