Historia e Ardianit, ushtari që veshi uniformën e vëllait dëshmor për të vazhduar amanetin e tij për çlirim - Gazeta Express
string(106) "historia-e-ardianit-ushtari-qe-veshi-uniformen-e-vellait-deshmor-per-te-vazhduar-amanetin-e-tij-per-clirim"

Gazeta Express

02/06/2020 10:17

Historia e Ardianit, ushtari që veshi uniformën e vëllait dëshmor për të vazhduar amanetin e tij për çlirim

Gazeta Express

02/06/2020 10:17

Sot janë bërë 19 vjet qëkur ka vdekur në altarin e lirisë dëshmori i kombit Visar Krasniqi.

Krasniqi ra heroikisht në Mateç – Likovë, derisa i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në kryengritjen e vitit 2001.

Lexo Edhe:

Pas rënies së tij, nëna e Visarit, Shefkija, si një burrneshë që ishte i kishte kërkuar njërit prej pesë djemve të saj që të vazhdonin deri në fund amanetin e vëllait të tyre, në mënyrë që për asnjë moment të mos vërehej se UÇK-ja kishte një ushtar më pak.

4 ditë pas rënies së Visarit, saktësisht më 06.06.2001, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare iu bashkua djali i katërt i familjes, Ardiani. S’kishte si tjetër vetëm se prezenca e tij të bënte bujë të madhe. Ndonëse nuk ishte e lehtë që vetëm 4 ditë pasi që i vëllai kishte dhënë jetën për liri, të vazhdonte aty ku e kishte lënë Visari.

Ardiani i kthyer nga Zvicra do të merrte uniformën e vëllait të tij, e cila ishte e shpuar mu në zemër, aty ku vrima e predhës i kishte marrë jetën Visarit.

Tani të gjithë neve na mbetet obligim që të ruajmë e nderojmë veprën dhe kontributin e dëshmorëve, e të nderojmë e respektojmë prindërit e tyre.