Historia e 3 motrave shqiptare që detyrohen nga prindërit të mësojnë vetëm Kuranin - Gazeta Express
string(82) "historia-e-3-motrave-shqiptare-qe-detyrohen-nga-prinderit-te-mesojne-vetem-kuranin"

Historia e 3 motrave shqiptare që detyrohen nga prindërit të mësojnë vetëm Kuranin

Gazeta Express

07/06/2020 8:09

Një javë më parë kjo shtëpi u rrethua nga policia dhe RENEA për të dërguar në gjyq Roland Kryemadhin, i cili akuzohet për “dhunë ndaj të miturve”. Nën po të njëjtën akuzë është është edhe bashkëshortja e tij, Besarija, e cila ishe siguruar nga gjykata me masën e arrestit shtëpiak.

Drama që luhet brenda këtyre katër mureve është shumë herë më e madhe se kaq. Tre vajzat, 14 vjeç, 13 vjeç dhe  9 vjeç janë mbyllur nga prindërit, me justifikimin se vajzat, sipas besimit mysliman, duhet të qëndrojnë në shtëpi, të mësojnë Kuran pasi vetëm kështu mund të bëhen familjare të denja.

Lexo Edhe:

Vajza e madhe ka mundur të ndjekë vetëm 3 klasë në shkollë, e më pas e ka ndërprerë. Dy të voglat nuk janë regjistruar kurrë. Përballë një situate të tillë, Zyra Arsimore e Kamzës, pas një informacioni që ka marrë nga drejtuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Hilary Klinton’ në Kamëz, ka nisur hetimet për të kuptuar se përse këta fëmijë nuk po frekuentojnë shkollën.

Përpjekjet e Drejtorisë Arsimore nuk kishin reshtur për të kërkuar kthimin e fëmijëve në shkollë, por psikologët dhe specialistët janë detyruar të bisedojnë gjithmonë pas kësaj dere të mbyllur.

Arsyeja e mosdërgimit të vajzave në shkollë ka qenë vërtet shokuese për psikologen Elda Sulçe.

“Vajzat nuk kanë përse të arsimohen, sepse nuk është detyra e tyre të mësojnë, por të përkujdesen për familjen, dhe për të përmbushur këtë detyrë nuk është i nevojshëm arsimimi laik”, thotë Besarije Kryemadhi.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe babai, Roland Kryemadhi.

“Nuk e lejoj frekuentimin e shkollës nga vajzat, sepse ambiente të tilla ndikojnë negativisht. Fëmijët po i mësojmë në shtëpi, sipas librave fetarë. Iu kemi mësuar edhe gjërat elementare, veprimet matematikore dhe të shkruarit. Një vajzë nuk ka nevojë për më shumë. Ato duhet të rrinë në shtëpi, të përkujdesen për familjen”.

Pas dështimit për të rikthyer fëmijët në shkollë, çështja i kaloi policisë, e cila gjithashtu dështoi t’i bindte prindërit t’i dërgonin fëmijët në shkollë. Rasti iu kalua Prokurorisë më pas dhe më 14 Maj 2019, Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për babain dhe arrest shtëpie për nënën. Për plot një vit vendimi për të çuar në burg babain që u ka hequr lirinë fëmijëve të tij në emër të fesë, nuk u ekzekutua.

Kjo ndodhi vetëm një javë më parë, kur u konsumua edhe kjo skenë, që i ka shtuar atij edhe akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë. Çështja e dy prindërve fanatikë tani është në gjykatë, ndërsa fëmijët ende të mbyllur në këtë shtëpi burg, duke patur si mesuese nënën që mendon se studimi i Kuranit mjafton për ta bërë njeriun të arsimuar e të ditur./klan plus