Hiqet ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Mavrovë – Dibër - Gazeta Express
string(89) "hiqet-ndalesa-per-qarkullim-te-automjeteve-te-renda-transportuese-ne-rrugen-mavrove-diber"

Hiqet ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Mavrovë – Dibër

Gazeta Express

28/02/2020 19:38

Sonte në orën 18:15 është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, që u vendos në orën 15 për shkak reshjeve të borës, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak reshjeve të borës pasdite prej orës 15:50 në aksin rrugor Gostivar-Strazhë u vendos ndalesë për automjete të rënda transportuese, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Lexo Edhe:

Moti i ligë i shoqëruar me erë të fuqishme, shi dhe kohë pas kohe me reshje të borës, që e përfshiu pasdite rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkak shembje të vogla në akset rrugore në këtë rajon, për ç’arsye nga dega e Dibrës “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë drejtim të kujdesshëm, posaçërisht nëpër grykën malore të lumit Radikë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë vende vende të lagështa, ndërsa reshje të borës ka në Kriva Pallankë, Stracin, Krushevë dhe nëpër vendkalime malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar.

Në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla.

“Rrugët e Maqedonisë” apelojnë drejtim të kujdesshëm dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore.