Hipotezat e lokacionit të saktë të qytetit antik të Atlantidës


Gazeta Express
12 Qershor 2019 14:13

Ka pasur shumë hipoteza rreth lokacionit të saktë të qytetit mitik të Atlantidës. Shumica e tyre janë cilësojnë se ai ndodet në Oqeanin Atlantik, andaj edhe emri përngjanë.

Shumica mundohen të shikojnë se cilat pjesë të golbit janë më të prekura nga katastrofat natyrale për të ditur një lokacion të përafërt. Gjithashtu janë shikuar edhe të dhëna arkeologjike të ndryshme për të gjetur qytetin që së pari ishte përmendur në shkrimet e Platonit.

Këto janë disa nga lokacionet e paramenduara:

Në apo afër Detit Mesdhe

Shumë nga lokacionet e propozuara janë afër apo në Detin Mesdhe. Ishuj të tillë sikur Sardinia, Kreta, Sanorini, Sicilia, Qipro apo Malta mund të jenë pasardhëse të ishullit mitik.

Një shpërthim i vullkanit Thera krijoi një tsunami që ekspertët menojnë të e ketë shkatërruar civilizmin Minoan. Ky civilizim ndodhej afër ishullit të Kretës.

Teori tjetër është ajo që malet në të dy anët e Lakonisë janë quajtur :shtyllat e Herkulit”. Ky mund të jetë vendi gjeografik që përshkruhet në veprat e Platonit.

Në Oqeanin Atlantik

Lokacioni i Atlantidës në Oqeanin Atlantik është shumë i mundur për shkak të emrit të ngjashëm. Ishuj Kanare dhe Madeira janë identifikuar si lokacione të mundshme.

Por një lokacion më i mundshëm është ai afër ishujve Azure. Sendimente janë gjetur në fundin e oqeanit afër ishujve. Kjo ka bërë të mendohet se një civilizim i vjetër ka ekzistuar afër kësaj pjese.

Në Europë

Shumë hipoteza thonë se vendi i ishullit legjendar mund të ketë qenë në veri të kontinentit të vjetër. Mendohet të jetë gjendur diku në Detin e Veriut afër Suedisë.

Në vitin 2011, një ekip i National Geographic thonë që kishin gjetur prova të mundshme të Atlantidës në në jugperëndim të Andaluzisë.

Teori të tjera po ashtu thonë se qyteti ka mundur të gjendet diku në brigjet e Spanjës.

Lokacione të tjera

Shumë shkrimtarë kanë spekuluar se Antarktika është veni i Atlantidës. Disa madje kanë thënë se KAraibet mund të jenë vendi.

Gjithsesi prova të bollshme nuk ka nga asnjë palë që vërteton lokacionin e saktë. Shkrimet e vjetra e shtojnë misterin mbi këtë qytet mitik që u shkatërrua nga katastrofa./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart