“Himena” tani afër të 40-ave pa asnjë ndërhyrje kirurgjike


Gazeta Express
13 Gusht 2019 7:53

Imazhe nga përditshmëria e aktores “Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë.

Ata që e shikuan këtë serial ende i mbajn në mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo. Ky serial është realizuar para më shumë se 17 vjetëve, por, që ngjarja që është zhvilluar aty ende është e freskët për shikuesit.

Për publikun kosovar seriali u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21. Njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, Paola Rey, e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Himenës”, e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot afër të 40-tave.

Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon fotografi nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Ajo tani është e martuar me aktorin, Juan Carlos Vargas të cilët së bashku kanë dy djemë.

Më poshtë shihni disa imazhe nga përditshmëria e Paolas.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart