Hetimet e Prokurorisë për lojërat e fatit vazhdojnë, sot masa e sigurisë për 84 personat e tjerë - Gazeta Express
string(95) "hetimet-e-prokurorise-per-lojerat-e-fatit-vazhdojne-sot-masa-e-sigurise-per-84-personat-e-tjere"

Gazeta Express

24/02/2020 9:07

Hetimet e Prokurorisë për lojërat e fatit vazhdojnë, sot masa e sigurisë për 84 personat e tjerë

Gazeta Express

24/02/2020 9:07

Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata e Tiranës të vlerësojë masat për 84 personat e tjerë të vënë në pranga.

Mes të arrestuarve është edhe Gramoz Murataj, i konsideruar nga hetuesit si një nga personat kryesorë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Gjithashtu, gjatë operacionit të zhvilluar tri ditë më parë u sekuestruan edhe vlera të larta monetare.

Lexo Edhe:

“Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celularë e aksesorë të tjerë, që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme, që sipas parashikimeve të Kodit Penal, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg”, njoftoi Policia. Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, u shpreh se veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, ka ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh.

Imeraj tha se operacioni është në vazhdim dhe priten rezultate të tjera. Ndërkohë që e konsideroi operacionin dhe hetimin një sukses.

“Veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e çështjes së prokurorisë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme. Falënderoj impenjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Në kuadër të një procedimi të nisur në korrik të vitit 2019, si rezultat i metodave speciale të hetimit u bë i mundur evidentimi, identifikimi, lokalizimi e më tutje përmbyllja në një operacion policor të suksesshëm me arrestimet e ditës së kaluar”, tha Imeraj.

Arrestimet 

Gjatë operacionit për arrestimin e personave të implikuar në këtë veprimtari morën pjesë 1540 forca policore dhe u krye njëkohësisht në 7 qytete. Prokuroria e Tiranës kishte marrë urdhërkontrolle në Gjykatë për shumë ambiente, ky dyshohej se ushtrohej aktiviteti kriminal.

“Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar ‘Fati i lojërave’, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërmendura, nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSHtë Tiranë, Fier e Shkodër. Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente, ku dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftim.

PANORAMA