Heshtin veteranët e Vetëvendosjes, arsyetojnë Muratin që fyu ish-ushtarët UÇK-së - Gazeta Express
string(79) "heshten-veteranet-e-vetevendosjes-arsyetojne-muratin-qe-fyu-ish-ushtaret-uck-se"

Heshtin veteranët e Vetëvendosjes, arsyetojnë Muratin që fyu ish-ushtarët UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

02/07/2022 22:05

Në GP të LVV-së, ka më së shumti ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’

Por asnjërit prej tyre nuk iu dëgjua zëri, kur dolën në publik postimet e Hekuran Muratit që fyente në forma të ndryshme ish ushtarin e UCK-së.

Lexo Edhe:

Meqenëse ata nuk u deklaruan publikisht, kur shumë kush kërkonte dorëheqjen e Muratit, T7 vendosi t’i telefonoj deputetët e LVV-së që mburren shpesh me të kaluarën e tyre si pjesë e luftës së UCK-së.

Sali Zyba është njëri nga ata që u pyet përmes telefoni cili është komenti i tij për ministrin Murati.

Po ashtu Zyba refuzoi të jep përgjigje nëse duhet të shkarkohet Murati.

Situata që është krijuar në LVV pas deklaratave të Hekuran Muratit, ka vënë shumë deputet në udhëkryq.

Nuk dihet nëse ishte në udhëkryq, por edhe deputeti që është veteran i UCK-së, ndonëse në periudhën e luftës ishte në burg, nuk deshi të flas për T7.

I gatshëm për t’u deklaruar rreth kësaj teme, ishte Gani Krasniqi.

Ish eprori i UCK-së në rajonin e Malishevës, i ka dalur në mbrojtje ministrit

Por, a duhet të shkarkohej, apo të jap dorëheqje Murati?

Gani Krasniqi, deputet i LVV-së

Ky është qëndrim vetëm i VV. Partitë tjera në Kosovë po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Financave, i cili megjithatë pas bujës së madhe bëri një postim të shkurtër në Facebook dhe kërkoi falje.