Herolind Shala bëhet me klub të ri, mbetet sërish në Norvegji - Gazeta Express
string(60) "herolind-shala-behet-me-klub-te-ri-mbetet-serish-ne-norvegji"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 15:06

Herolind Shala bëhet me klub të ri, mbetet sërish në Norvegji

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 15:06

Herolind Shala është bërë me skuadër të re, pasi ka vendosur që të vazhdoj në elitën e futbollit norvegjez së paku edhe për gjashtë muaj.

Mesfushori i Kosovës ishte pjesë e gjigantit norvegjez Valerenga deri në janar, por i skadoi kontrata dhe ishte në kërkim të një ekipi të ri.

Lexo Edhe:

Shala ka pasur disa oferta gjatë kësaj kohe, por që nuk ka mbetur i kënaqur me to dhe ka vendosur të vazhdoj përsëri në Norvegji, së paku deri në verë.

“Telegrafi” ka raportuar gjatë ditës se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar për skuadrën nga kryeqyteti norvegjez Stabaek.

Stabaek ka bërë disa përforcime cilësore dhe ka për synim që të kërkojë një vend që i dërgon në garat evropiane.

Zyrtarizimi i Herolind Shalës nga skuadra norvegjeze pritet të ndodhë brenda disa orëve.

29-vjeçari Shala ka një karrierë të pasur, pasi ai ka luajtur edhe në Çeki për Sparta Pragën dhe Slovan Liberecin, në Turqi për Kasimpasan e në Danimarkë për Lyngby.

Nottoden, Odd Grenland, Start dhe Valerenga kanë qenë skuadrat e Shalës në elitën e futbollit norvegjez.

Kujtojmë që Herolindi është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës, pasi ai shihet nga trajneri Bernard Challandes si pikë kyçe në repartin e mesfushës.