Hëna e Plotë në janar, shenjat e Horoskopit që do të preken - Gazeta Express
string(58) "hena-e-plote-ne-janar-shenjat-e-horoskopit-qe-do-te-preken"

Hëna e Plotë në janar, shenjat e Horoskopit që do të preken

Fun

Gazeta Express

05/01/2023 22:11

Ky vit fillon me hënën e plotë në shenjën e Gaforres. Kjo ngjarje astrologjike, e cila do të ndodhë më 7 janar, do të na shtyjë drejt introversionit dhe kërkimit të ndjenjës së sigurisë profesionale dhe personale. Hëna e plotë prek të gjitha shenjat por Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi do e ndjejnë më fort ndikimin e saj.

Gaforrja

Lexo Edhe:

Situata intensive dhe mërzia do ju presin në këtë Hënë të Plotë në shenjën tuaj. Ju do të kërkoni plotësimin e nevojave tuaja. Do të ndjeheni të pasigurt dhe kjo vjen si pasojë e kritikave të të tjerëve, pasi ato ju prekin thellë. Veproni me kujdes në biznesin tuaj dhe mbroni emrin tuaj, pasi ka shumë gjasa që njerëzit keqdashës të përpiqen të përfitojnë. Përmes gjithë këtyre kërkimeve, megjithatë, prisni zgjidhje për çështjet që përjetësojnë vetveten.

Peshorja

Karriera dhe biznesi janë në qendër, ashtu si familja. Ju jeni të ndarë mes të dyjave dhe mund të ndiheni të frustruar dhe të lodhur emocionalisht. Armatosuni me durim dhe përpiquni të mbani nervat dhe tensionin. Pavarësisht gjithë kësaj, do të arrini të fitoni profesionalisht dhe financiarisht, edhe nëse kjo ndodh në periudha të vështira.

Bricjapi

Marrëdhëniet dhe partneritetet janë prekur në maksimum. Vështirësitë, por edhe shumë mundësi paraqiten në aspektin profesional dhe personal. Mbizotërojnë keqkuptimet, të cilat do t’ju ngatërrojnë. Emocionet janë të larta, por Hëna e Plotë ju ndihmon të qartësoheni dhe të afroheni më shumë me anën shoqëruese të vetes. /abcnews.al